Beyonce shtatzënë me binjakëKëngëtarja Beyonce, e martuar prej vitesh me reperin Jay-Z, është shtatzënë dhe pret binjakë.

Lajmin e mirë e konfirmoi vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instagram, ku publikoi një fotografi me të brendshme, duke nxjerrë në pah barkun e rrumbullakosur.
“Duam të ndajmë me ju dashurinë dhe lumturinë tonë. Jemi bekuar edhe dy herë. Jemi shumë të lumtur që familja jonë do shtohet edhe me dy persona”, shkruan Beyonce, duke konfirmuar pritjen e binjakëve.

Beyonce dhe Jay-Z, siç shkruan noa.al, u martuan në prill të vitit 2008 dhe kanë edhe një vajzë 5 vjeçe me emrin Blue Ivy./Noa

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here