Sa mendoni qё mund tё shpenzohet pёr 90 minuta shopping? Plot 9 mijё funte, ose 10 mijё euro.

Tё paktёn kjo ёshtё shuma qё Beyonce mund tё shpenzojё… Menjёherё si ka zbarkuar nё Oxford Street, ka shpenzuar 4 mijё funte tek linja TopShop, pёr tё kaluar pastaj tek Selfridges me 5 mijё funte tё tjera.

“Blerja e saj ka qenё njёsoj me skenёn e  Julia Robertsit nё filmin “Pretty Woman”. Tё gjithё kanё ngelur gojёhapur nga shpejtёsia e Beyonces pёr zgjedhjen e veshjeve. Dhe, kur mbёrriti nё sektorin e kёpucёve u bё akoma mё e shpejtё nё zgjedhje”, ka konfirmuar njё nga burimet, transmeton Lajmeshqip.com.

Beyonce njihet pёr dёshirёn e saj tё luksit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here