Beyonce ishte e pranishme në festivalin “Made in America”, një ngjarje muzikore e organizuar nga bashkëshorti i saj, Jay Z, në Filadelfia.

Gjatë mbajtjes së festivalit, përveç dhënies së mbështetjes për bashkëshortin, këngëtarja ka ndarë kohë për të shoqëruar në prapaskenë Rita Orën, e cila ka performuar në këtë festival.

Të dy këngëtaret kanë lidhur shoqëri të ngushtë në vitet e fundit dhe shpesh lavdërojnë njëra-tjetrën publikisht.
Së fundmi, Beyonce ia kushtoi Ritës një ”cicërimë” në Twitter, duke i dhënë komplimente për albumin e saj debutues.

Në këtë festival ishte e pranishme edhe Kim Kardashian, që shoqëronte të dashurin, Kanye West, por raportohet se Beyonce nuk ka komunikuar me të, pasi ajo dhe Jay Z , janë hidhëruar për shkak të komenteve të Kimit në Twitter për të vëllanë e saj, që besohet të jenë kundër Ritës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here