Beyonce Knowles do të bëhet përsëri nënë, raporton HollywoodLife.

Këngëtarja, e cila ka një vajzë tetëmuajshe, Blue Ivy, me bashkëshortin e saj Jay-Z, raportohet se është për të dytën herë shtatzënë.

Diva e muzikës është paraqitur ditë më parë në restorantin La Marina në lagjen Washington Heights të New Yorkut, e veshur me një fustan të ngushtë që ka treguar fryrjen e re të barkut.

Zëdhënësi i Beyonce nuk ka komentuar rreth spekulimeve, duke thënë se “nuk komenton jetën e saj personale”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here