Beyonce u desh të dilte pa vajzën Bluce Ivy këtë herë por nuk është e thënë që të mos e mbajë atë në mendje madje edhe të kombinojë emrin me ngjyrën e fustanit.

Këngëtarja është fiksuar nga fotografët në Nju Jork ndërsa kishte veshur një fustan të koleksionit të Victoria Beckham me ngjyrë blu, thonjtë e lyer me të njëjtën ngjyrë ashtu sikurse sandalet.

Beyonce mësohet se kishte dalë për të marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Michelle Obama për të mbledhur fonde.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here