Beyonce nuk është tërësisht natyraleDuket se këngëtarja Beyonce Knowles, nuk ka mundur t’i rezistojë kirurgjisë plastike, nëse u besohet shkrimit të medieve amerikane.Ja çfarë nuk është natyrale në trupin e saj.

Nëse keni vërejtur se këngëtarja e bukur kohëve të fundit e pëlqen që të pozojë lakuriqe, nuk jeni të vetmit.

Ajo thuhet se e bën këtë për ta treguar trupin e saj, të cilin përmes intervenimeve estetike, e ka sjellë deri në përsosmëri, shkruan revista e njohur “OK!”, transmeton “Zëri”.

Një burim i ka thënë kësaj reviste se ajo pas lindjes së vajzës Blue Ivy, e kishte humbur plotësisht vetëbesimin, prandaj vazhdimisht e ka fshehur trupin e saj prapa rrobave të gjera.

Këtë e ka vërejtur edhe bashkëshorti i saj Jay-Z-i, i cili më pas është pajtuar që do të ishte mirë që të kërkonte ndihmën e kirurgut për të fshehur të metat e saj trupore.

Dhe ky burim insiston se këngëtarja ka operuar gjinjtë, ndërsa përmes tretmanit me laser, ka hequr edhe rrudhat nga trupi.

“Gjinjtë e saj tani janë më të mëdhenj dhe më të fortë, pasi ka vendosur transplante në to. Po ashtu, me ndihmën e laserit, ajo ka hequr edhe rrudhat nga trupi dhe tani duket shumë më e re”, ka deklaruar ky burim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here