Rita Ora këngëtarja që po mahnit audiencën britanike dhe botërore flet me krenari për të kaluarën e saj, prejardhjen shqiptare, të parët që jetuan në Kosovë dhe çfarë kontribuon ajo për vendin e saj.

“Kur i kam treguar për herë të parë Beyonce-s se jam nga Prishtina, nga Kosova ajo e ka marrë menjëherë laptopin dhe ka kërkuar në map (hartë) ku është ky vend. E ka ditë që ka pasur luftë por jo më shumë. E unë jam shumë e lumtur që u kam treguar dhe u tregoj këtyre njerëzve VIP-a se sa i madh është kombi e vendi im” ka thënë Rita Ora në një intervistë për RTK-në.

Madje për një moment ajo ka folur edhe për gjyshin e saj. “Gjyshi im ka qenë i mençur. Ai dhe të tjerët kanë bërë shumë për Kosovën. Unë jam e lumtur që po u’a kthej më në fund në këtë mënyrë”,- ka thënë Ora.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here