BeyonceEdhe mbretëreshat mund të kenë probleme me drejtësinë! Beyonce është paditur nga back-vokalisti i saj Ahmad Lane, i njohur me emrin e skenës Javon.

Javon pretendon se diva e muzikes R&B ka vjedhur një nga single-at e tij dhe e ka sjellur në një version të ripërpunuar në këngën “XO”, që u përfshi në albumin e 2013 të titulluar “Beyonce”.

Për këtë artisti kërkon një dëmshpërblim prej 7 milionë dollarësh. Megjithatë këto akuza Beyonce ka nxituar t’i hedhë poshtë, duke thënë se janë false! Avokatët e saj pretendojnë se mes dy single-ave nuk ka asgjë të përbashkët, veç titullit të këngës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here