Atë që nuk ka arritur kuzhinieri britanik, Jamie Oliver, do të përpiqet ta bëjë këngëtarja e njohur Beyonce.

Ajo i është përgjigjur zonjës së parë amerikane, Michelle Obama, që të jetë promotore e fushatës kombëtare “Shkojmë! Hajde të ushtrojmë të gjithë”, e cila ka si synim të eliminojë epideminë e obezitetit midis të rinjve.

Së shpejti, nxënësit në të gjitha shkollat amerikane do të ushtrojnë me taktet e këngës “Get Me Bodied”, hitit të madh të këngëtares, e cila është bërë për qëllim të fushatës, transmetojnë mediet amerikane.

Videoja me këtë këngë, seria e ushtrimeve dhe këshillat për ushqimin e shëndetshëm do t’i dërgohet të gjitha institucioneve arsimore, që paraqet përpjekjen më të plotë në luftën kundër obezitetit të të rinjve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here