Lajmet e fundit për Beyonce-n nuk kanë të bëjnë vetëm me lansimin e filmit të saj të ri “A Star is Born” por tani ka edhe shumë evidenca se ajo është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Ndonëse edhe më parë patën dalë disa thashethëme të cilat flisnin për një shtatëzani të re të këngëtares, ato u mohuan nga bashkëshorti i saj Jay-Z i cili tha se nuk janë duke planifikuar diçka të tillë.

Sidoqoftë burime nga lokali i ri i tij, 40/40 Club kanë konfirmuar se 31 vjeçarja është duke qëndruar tash e sa kohë larg nga alkooli. “Beyonce nuk po pi asnjë pije që ka përbërje alkooli, ndonëse po vie shpesh. Nuk do të habitesha nëse ajo është duke pritur fëmijë”, ka thënë burimi.

Duke mos konfirmuar dhe as mohuar këto zëra, Beyonce gjatë një interviste së fundmi tregoi për përjetimet e saja në shtatzëninë e parë.

“Të them të drejtën, u ndjeva e lirë. Pasi që e linda vajzën i thash vetes, “tani mund të kënaqem me ketë eksperiencë, të cilën ia uroj secilës grua. Mund të marrë frymë ndryshe dhe jam e lumtur”. Ishte një ndjenjë e bukur. E përqafova nënën time, Jay-n dhe vetëm qaja”, shpjegon ajo./indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here