Beyonce Knowles ka larguar nga puna e menaxherit babain e saj Mathew, i cili e ka menaxhuar atë për më se një dekadë.

Krijuesja e hitit “Halo” e cila ishte udhëhequr nga babai i saj që nga fillimet me Destinys Child, i është mirënjohëse babait të saj për kontributin, por tani dëshiron që t’i ndajë relacionet personale me ato profesionale.

“Jam mirënjohëse për gjithë atë që më ka dhënë. Unë u rrita duke shikuar babain dhe nënë time se si më menaxhonin mua dhe biznesin e tyre. Ata janë sipërmarrës që punojnë shumë dhe unë dua të vazhdoj në hapat e tyre. Ai është babai im për jetë dhe unë e dua atë”, theksoi Beyonce.

Nga ana tjetër edhe babai Mathew dha një deklaratë, ku tha: “Vendimi që të ndahem nga Beyonce dhe Music World Entertainment ishte me dëshirë reciproke. Ne bëmë gjëra të mira së bashku dhe unë e di se ajo do të vazhdojë të pushtojë territore të reja në botën e muzikës dhe argëtimit. Biznesi është biznes dhe familja është familje. Unë e dua vajzën time dhe jam shumë krenar me atë që ajo është dhe atë që ka arritur”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here