Kundërthënëse sërish Beyonce. Në videklipin e saj të ri, Party, asnjë shenjë e shtatzënisë. Nga skenat e shumta të video-klipit, Beyonce e ka zbuluar barkun e saj që nuk jep asnjë shenjë se ajo ka disa muaj të shtatzënisë.

Ajo intepreton në këtë këngë me J. Cole dhe ka ftuar në të edhe ish-anëtaren e Destiny’s Child, Jacky Rowland dhe motrën Solange.

Besohet se videoja mund të jetë incizuar në gusht, para njoftimit për pritjen e bebes, që do të jetë vajzë.

Thashethemet nisën kur barku i saj ‘rrëshqiti’ në një emision në Australi, pak javë më parë duke ndezu spekulimet se nuk është fare shtatzënë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here