Beyonce Knowles dhe Jay-Z drejt divorcit?Beyonce Knowles dhe Jay-Z janë në prag të divorcit. Bazuar në tabloidin “Radar Online”, çifti i famshëm ka pasur grindjen e tyre më të ashpër në pronën e tyre në Bel Air.

Një burim i afërt i çiftit thotë se ata më nuk po mundohen të mbajnë të fshehur tensionin mes tyre. “Ajo i bërtiste atij me tërë zërin. Ajo i thoshte atij se më nuk mund ta durojë”, ka rrëfyer burimi.

Beyonce ishte tepër e zemëruar me burrin e saj për shkak të betejës së tij për atësi me Rymir Satterthwaite, i cili thotë se është djali i tij sekret. Jay-Z-i ka mohuar këto thashetheme se e ka tradhtuar Beyonce-n me shumë femra gjatë viteve të fundit, por martesa e tyre tani po tregon dobësi. “Beyonce dhe Jay Z janë duke jetuar ndaras në shtëpinë e tyre qëkur janë vendosur aty.

Por grindja e tyre e fundit, duket të jetë më e tmerrshmja”, ka shtuar burimi. Në fillim të këtij muaji, është raportuar se Beyonce dhe Jay-Z janë duke finalizuar një marrëveshje pasmartesore. “Ata tashmë kishin një kontratë pasmartesore, por shumëçka ka ndodhur në termet e perandorisë së tyre, të cilat duhet të rregullohen ndërkohë. Kur ata ishin duke kaluar nëpër periudhën më të vështirë të lidhjes së tyre vitin e kaluar, të dytë janë pajtuar se ishte koha që të riqartësojnë aspektet e marrëveshjes së tyre, por pasi pasuria e tyre është tepër e madhe, kjo kërkon kohë”, ka shtuar burimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here