Beyonce i ka dhuruar partnerit të saj Jay-Z një Bugatti, makinën sportive më të shpejtë në botë me vlerë 1.3 milionë sterlina.

Një burim pranë çiftit tha: “Jay-Z është një koleksionues i makinave sportive, por një Bugatti është gjithmonë i veçantë. Nuk është çështja tek çmimi i makinës sepse për Beyonce nuk është problem paraja, por zgjedhja që ka bërë duke blerë një Bugatti.”

Vitin e kaluar Jay-Z dhe Beyonce ishin çifti që kishin fituar më shumë në botën e Showbiz, me 68 milionë sterlina së bashku.

Jay-Z u martua në vitin 2008 me këngëtaren Beyonce pasi e propozoi me një unazë me vlerë 3 milionë sterlina.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here