Beyonce tashmë është deklaruar si njëra nga përkrahëset më të mëdha të presidentit aktual të SHBA-ve, Barack Obama.

Ajo së bashku me burrin e saj, reperin Jay Z, kane qenë nikoqir të një mbrëmjeje në New York, për mbledhjen e fondeve për Obaman, në zgjedhjet presidenciale të 2012-tës.

Ndërkaq, admirim e saj ndaj Obamas, këngëtarja e ka shprehur edhe me një mënyrë tjetër. Ajo është fotografuar duke mbartur një palë vathë me rrathë, brenda të cilëve ndodhej emrin i presidentit Obama.

Ka mjaftuar ky gjest I Beyonce, që vathët me mbi shkrimin OBAMA të arijnë shitje të jazhtëzakonshme. Vathët janë dizajnuar nga Erika Pena dhe deri më tani, kanë arritur të shiten 1.300 palë, vetëm në qytetin e Londërs, nga ku ka pasur kërkesa të mëdha për ti siguruar këta vathë./Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here