Beyonce dhe burri i saj Jay-Z janë duke pritur një vajzë. Kohët e fundit çifti ka blerë një vaskë të veshur me kristale “Swarovski”, në të cilën do të lahet princesha e tyre.

Në krahët e vaskës janë ngjitur kristale ngjyrë roze të “Swarovskit”. Vaska nuk  mund të përdoret vetëm për larjen e fëmijëve, por edhe për ftohjen e pijeve në ndeje magjepsëse.

Vaska e krijuar nga Lori Gardner, pohon se ajo nuk mund të llogaris se sa orë ka shpenzuar për vendosjen e 44.928 kristaleve ngjyrë roze.

Sipas mediave amerikane çiftit të skenës muzikore, vaska u ka kushtuar mbi 7 mijë dollarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here