Beyonce e fsheh shtatzëninëSipas revistës amerikane “OK”, këngëtarja Beyonce është në pritje të fëmijës së saj të dytë nga martesa me të shoqin Jay-Z. Kohëve të fundit po flitet gjerësisht për një krizë në çift, për shkak të një tradhtie të mundshme nga ana e reperit.

Megjithatë nuk ka konfirmim zyrtar lidhur me shtatzëninë, por revista citon një burim pranë çiftit.

Revista shkruan se Beyonce dhe Jay-Z duan ta mbajnë sekrete shtatzëninë, të paktën deri sa të kalojnë tre muajt e parë. Më tej thuhet se këngëtarja ka arritur në atë pikë sa është bërë paranojake dhe e fsheh barkun me çanta apo me çdo send të mundshëm, pasi nuk dëshiron që të duket. “Ajo është bërë paranojake dhe e fsheh barkun me çantë apo gjëra të tjera. Miqtë e saj janë të befasuar me këtë veprim të saj”, tha një burim i afërt me të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here