Nëna e re, Beyonce Knowles, do të luajë në “One Hit Wonders”, filmin e ri të Ryan Murphy, krijuesit të serisë shumë të popullarizuar, “Glee”.

Filmi muzikor, në të cilin do të shfaqen edhe Cameron Diaz, Gwyneth Paltrow dhe Reese Witherspoon, bën fjalë për këngëtaret që gjatë viteve të 90-ta kanë pasur një karrierë të suksesshme solo, ndërsa 20 vjet më vonë vendosin që të rikthejnë lavdinë e dikurshme duke themeluar një supergrup.

Skenari ende nuk ka përfunduar, por roli për Beyoncen është krijuar. Filmi do të prodhohet pjesërisht nga Gwyneth Paltrow, e cila është shfaqur në disa pjesë të serialit “Glee”, ndërsa këngët do t’i shkruajë komediani amerikan, Andy Samberg, raporton BBC Newsbeat.

Bashkëshortja e Jay-Z dhe nëna e çupëlinës, Blue Ivy Carter, përveç karrierës së suksesshme si solo këngëtare njëkohësisht ishte edhe anëtare e grupit të famshëm të përbërë nga femrat “Destiny Child”, ku së bashku me Beyoncen në këtë grup bënin pjesë Kelly Rowland dhe Michelle Williams.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here