Nuk kanë pirë gjak te njëra-tjetra, por as motra të vërteta nuk janë. Ama, Rita Ora e ka quajtur Beyonce motër të madhe.

Në një sms falenderimi, Rita Ora i është përgjigjur Beyonce Knowles duke shkruar në Twitter: “Faleminderit motra e madhe për mbështetjen”, transmeton BW. Ky sms vjen si përgjigje ndaj një komenti që diva e madhe botërore Beyonce Knowles i ka kushtuar Rita Orës: “Nuk më hiqet nga mendja një këngë e Rita Orës”.

Gjithashtu ajo ka ftuar fansat e saj të votojnë Rita Orën për t’u zgjedhur në kopertinën e revistës “Rollin Stones”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here