Beyonce dhe Jay-Z rrëzohen nga froni!Në maje të listës së çifteve të famshme me fitimin më të madh, zakonisht ka qenë Beyonce Knowles dhe burri i saj, reperi Jay-Zi, por këtë herë këtë titull ua kanë rrëmbyer dy kolegë të tyre më të rinj në moshë.

Taylor Swift 25 vjeçe dhe i dashuri i saj i ri, Calvin Harris, së bashku gjatë 12 muajve të fundit, kanë arritur të fitojnë hiç më pak se 146 milionë dollarë, me çka kanë arritur të mundin Beyonce dhe burrin e saj të famshëm dhe kështu janë bërë çifti më i paguar në botë gjatë një viti, në listën e vjetore të revistës “Forbes”.

Këngëtarja amerikane dhe DJ-i britanik, përndryshe ish-i dashuri i këngëtares kosovare Rita Ora, përveç suksesit me këngët e tyre dhe koncerteve, kanë kontrata të majme dhe bashkëpunime me kompani dhe brende të shumta, të cilat ndjeshëm e kanë rritur pasurinë e tyre dhe ka bërë që ata të triumfojnë në këtë listë. Beyonce dhe Jay Z, të cilët këtë herë janë në pozitën e dytë, gjatë vitit të kaluar kanë arritur të fitojnë 110,5 milionë dollarë, derisa të plasuarit në pozitën e tretë, janë Blake Shalton dhe Miranda Lambert, të cilët gjatë kësaj periudhe kanë inkasuar 57 milionë dollarë. /Zëri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here