Hip-hop super-çifti, Jay-Z dhe Beyonce do të bëhen yjet e fundit që do të ndihmojnë fushatën e Barack Obamas për të mledhur fonde para ditëve vendimtare.

Jay, Beyonce dhe Obama do të organizojnë një ‘party’ në klubin e reperit, 40/40 të Manhattanit, ku do të jenë të pranishëm vetëm 100 njerëz, të cilët për hyrje do të paguajnë nga 40 mijë dollarë, të cilat do t’i shkojnë fondit të partisë demokrate për fushatën e Barack Obamas në garën për ri-zgjedhjen si president i SHBA-ve.

“Ky ka qenë vit i madh për bashkëshortin tim dhe për mua: Ne jemi bërë prindër. Tani që duhet të brengosemi më shumë se për të ardhmen tonë, çështja e zgjedhjeve është ende më e rëndësishme”, ka theksuar Beyonce në emailin zyrtar dërguar mbështetësve demokratë.

Obama do të garojë kundër kandidatit të partisë republikane Mitt Romney për hyrje në Shtëpinë e Bardhë në nëntor të këtij viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here