Beyonce dhe Jay-Z , jetojnë me qiraFakti se posedoni milionat, nuk do të thotë se ju i harxhoni ato për të blerë ndonjë pronë luksoze. Këtë e tregon më së miri edhe rasti i dy këngëtarëve të famshëm.

Në të vërtetë, çifti i famshëm Beyonce Knowles dhe Jay-Z-i, deri kohë më parë kanë jetuar në një vilë me qira, për të cilën kanë paguar 150 mijë dollarë në muaj.

Por tani pronari i vilës ka dashur ta shesë atë, prandaj ata janë detyruar të largohen. Këngëtarët e famshëm për një vit të plotë kanë dhënë me qira këtë vilë e cila gjendet në një lagje luksoze të Los Anxhelosit, e cila vlen 45 milionë dollarë. Kjo shtëpi posedon 5 dhoma gjumi, gjashtë banja, pishinë të hapur dhe të mbyllur, ujëvarë dhe një kopsht të madh dhe të rregulluar.

Beyonce fillimisht kishte dashur ta blejë këtë vilë, pasi ishte dashuruar në të, por në fund ishte dorëzuar për shkak të çmimit të lartë. Edhe pse ata posedojnë një banesë luksoze në Nju Jork, Beyonce dhe burri i saj kishin vendosur të jetojnë në këtë vilë në Los Anxhelos, sepse ata mendojnë se ky qytet është më i miri për të rritur vajzën e tyre. Ata tani janë në kërkim të një vile të re, të cilën gjithashtu duan ta marrin me qira.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here