Superçifti bashkëshortor, Beyonce dhe Jay-Z kanë festuar përvjetorin e dytë të martesës së tyre në fundjavë, me një udhëtim për të parë një mjuzikël në Broadway.

Çifti është martuar më 4 prill të vitit 2008 në një ceremoni sekrete në shtëpinë e reperit Jay-Z dhe për të festuar dyvjetorin e martesës, ylli i hip-hopit e mori gruan e tij dhe e dërgoi në shfaqjen e mjuziklit “Chicago”, të shtunën mbrëma.

Çifti para se të shkonte në teatër për të parë mjuziklin e ish-koleges së Beyonces, Michelle Williams, u shërbye me një darkë romantike në një restorant italian në Uper East Side.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here