Beyonce dhe Jay-Z duken shumë të dashuruarPër Beyonce dhe Jay-Z mesa duket nocioni “monotoni martesore” nuk ekziston.

Edhe pse kanë kaluar shtatë vite që nga dita kur dy artistët me famë botërorë i thanë “po” njëri-tjetrit në altar, ata duken po aq të dashuruar sa dhe ditën e tyre të parë.

Beyoncen e kemi parë gjithmonë t’i shkëlqejnë sytë teksa performon në skena gjigante, e këtë herë arsyeja e gëzimit të saj është bashkëshorti Jay-Z.

Beyonce dhe Jay-Z duken shumë të dashuruar

Çifti është fotografuar duke shkëmbyer puthje romantike, teksa kanë qenë duke pushuar familjarisht në Sardenja, transmeton Top Channel.
E veshur me bikini të bardha, Beyonce dukej thjeshtë mahnitëse përkrah reperit, i cili ishte i kombinuar me ngjyrën blu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here