Beyonce dhe Jay Z drejt ndarjes?Çifti Beyonce dhe Jay-Z po rrinë dhoma të ndara, në shtëpinë e marrë me qëra në Beverly Hills.

“Jay Z dhe Beyonce po qëndrojnë në dhoma të ndara”, është shprehur një nga punonjësit e shtëpisë së tyre.Ndërkaq, burime të tjera afër tyre treguan se ata kanë filluar të grinden ndërsa po shpërnguleshin në shtëpinë e re.

Grindja ka vazhduar më tej, raporton “Radar Online”, sepse Jay Z është shprehur se ai nuk donte të ndërronte shtëpi dhe e gjitha kjo ndodhi vetëm për të plotësuar dëshirën e divës.

Mesa duket, producenti është lodhur nga kërkesat dhe kapriçot e bashkëshortes së tij. Këto të gjitha momentalisht mbeten në kuadrin e thashethemeve, pasi të dy shfaqen të lumtur në çdo dalje të tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here