beyonce-d-euml-shiron-tjet-euml-r-f-euml-mij-euml-me-jay-z_hdBeyonce dëshiron një tjetër foshnjë me bashkëshortin Jay-Z pavarësisht spekulimeve se martesa e tyre është duke u lëkundur.

Sipas HollywoodLife, këngëtarja dëshiron t’i japë vajzës së saj Blue Ivy Carter një vëlla ose motër.

“Ata nuk janë duke u ndarë. Beyonce në fakt dëshiron ta zgjerojë familjen”, ka thënë burimi.

Problemet e çiftit raportohet se kanë ardhur për shkak të presionit të shtuar të tyre në detyrën si prindër, që janë probleme të zakonshme për çdo prind.

“Beyonce dëshiron që ata të dalin dhe të jenë së bashku ca më shumë”, ka shtuar burimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here