Babai i dy binjakëve të lindur përpara kohe në të njëjtin maternitet ku lindi edhe Beyonce u ndalua që të shikonte fëmijët e tij nga truprojat e këngëtares.

Vajza e 30-vjeçares, e quajtur Blue Ivy Carter, erdhi në jetë ditën e diel, nëpërmjet një ndërhyrje cezariane, në spitalin “Lenox Hill” të Nju Jorkut.

E shoqëruar në spital nga bashkëshorti Jay Z. dhe shoqërues të shumtë, Beyonce “zaptoi” të gjithë katin dhe la jashtë familjarët e të shtruarve të tjerë.

Një 39-vjeçar nga Bruklini protestoi në media se ai ishte lënë jashtë dhomës ku ndodhej gruaja dhe dy vajzat e tij binjake të lindura përpara kohe, pasi truprojat e këngëtares nuk e kishin lënë të hynte.

”Tre herë u përpoqa që të hyja në spital dhe tre herë më lanë jashtë. Kjo nuk kishte asnjë kuptim. Unë kisha fëmijët e mi në të njëjtin repart dhe Beyonce sillej si të ishte pronare e spitalit. E vetmja gjë që kërkoj prej saj është një ndjesë publike”, u shpreh 39-vjeçari.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here