Producenti Frank Ocean ka njoftuar se ka bashkëpunuar me Beyonce Knowles në albumin e saj më të ri.

Anëtari i bendit “Odd Future”, i cili më herët ka punuar këngë të Justin Bieber dhe Brandy, ka postuar në Twitter fotografi me krijuesen e hitit “Halo”, e cila është duke punuar në albumin e katërt solo.

Beyonce nuk ka nxjerrë një album që nga viti 2008 (“I Am… Sasha Fierce”), ndërsa thuajse një vit është duke punuar në albumin e ri, ku përveç Ocean, përfshihen bashkëpunime me Ne-Yo, Jim Jonsin dhe The Dream.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here