Brandon e Donna, Dylan dhe Kelly kanë qenë beniaminët televizivë më të dashur të viteve ‘90, që çmendën gjithë adoleshentët dhe jo vetëm. Ja se si janë bërë

Ishte viti 1990 kur producentët Aaron Spelling dhe Darren Star i dhanë jetë një prej serialeve televizive më të famshëm të historisë: Beverly Hills 90210. Historitë e disa të rinjve në lagjen e pasur të Los Angelosit pasionuan pas vetes miliona të rinj, duke i mbajtur të gozhduar pas ekranit për plot dhjetë vjet me radhë.

Beverly Hills nuk pati vetëm një sukses të madh, por në një farë mënyre krijoi një format të ri, duke sjellë në ekran tema jo shumë të prekura atëherë: si AIDS, problemet e të rinjve, drogën dhe alkoolin. Sot, kur kanë kaluar më shumë se dy dekada që nga seria e parë, të gjithë pyesim se ku kanë përfunduar aktorët tanë të preferuar të serialit që na mbushte çdo pasdite.

Jason Prieslty (Brandon Walsh)

Historia nisi kur Brandon dhe Brenda Walsh, binjakë heterozigotë nga Minneapolis, u transferuan me prindërit në lagjen shkëlqyese dhe mondane të Beverly Hills. Brandon, që interpretohej nga aktori kanadez Jason Priestley, ishte një prej aktorëve kryesorë: djalosh i shkathët dhe studiues, ishte i gatshëm t’i jepte këshilla të vlefshme gjithë grupit. Brandon pati sukses të madh mes adoleshentëve, falë imazhit të pastër e gjithmonë entuziast. Personazhi i tij zgjati gjatë gjithë kohës së serialit.

Sot, 20 vjet më pas, ndryshe nga personazhi i tij, cilësohet si një njeri që pëlqen aventurat e rrezikshme: pilot dhe i pasionuar pas automobilizmit, në 2002 pësoi një aksident shumë të rëndë që desh e la të paralizuar. Po ashtu, Jason është një klient i përhershëm i qendrave të rehabilitimit, për shkak të dashurisë së tij për pijen. Aktualisht, Priestly është protagonist i “Call me Fitz”, një seria kanadez që pati sukses të madh në kohët e fundit dhe që tregon historinë e një shitësi të makinave të përdorurave me një karakter shumë të vështirë.

Jennie Garth (Kelly Marlene Taylor)

Mbretëresha e shkollës, me buzëqeshje të ëmbël dhe flokët e gjatë biondë, Jennie Garth ka interpretuar për dhjetë vjet rresht bukuroshen Kelly Taylor në Beverly Hills 90210. E pasur dhe pak e përkëdhelur, do të bëhet shoqe e ngushtë me Brendën, të cilës më pas i vjedh edhe të dashurin, Dylan. Sot 20 vjet më pas, Jennie Garth është akoma bionde bukuroshe dhe ka vazhduar aktivitetin e saj mes aktores së telefilmave dhe kinemasë.

Jennie Garth ka pasur disa lidhje të vështira në jetën reale, është martuar dy herë dhe është një mbrojtëse e kafshëve.

Luke Perry

Ka interpretuar për gjashtë sezone bukuroshin Dylan, djali i një miliarderi i cili fsheh qindra probleme me një fëmijëri të palumtur. Historia e tij e dashurisë do të qëndrojë në historinë e serive, edhe pse përgjatë viteve do të ketë një lidhje të rëndësishme me Kelly–n. Edhe sot, 46-vjeçari Luke Perry nuk e ka humbur sharmin legjendar. Pas Beverly Hills e vazhdoi karrierën e tij mes ulje-ngritjeve. Për shumë vjet ka qenë i martuar me Minnie Sharp, me të cilën pati dy fëmijë.

Shannen Doherty (Brenda Walsh)

Është komplet e kundërta e vëllait Brandon. Dashuria e madhe për Dylan, arratisja në Meksikë dhe probleme të tjera e bënë paksa Brendën një personazh jo shumë të dashur. Në vitin 1994 Shannen Doherty u largua nga seriali për shkak të karakterit të saj të keq dhe problemeve me personazhet e tjerë. Por edhe pas Beverly Hills, Shannen Doherty vazhdoi eksperiencën e saj në kinema.

Në vitin 1998, producenti Aaron Spelling e thirri për të interpretuar personazhin Prue Halliwell, në serialin “Shtrigat” nga ku u largua pas tre sezonesh. Pas një martese dhe disa lidhjesh të përfunduara keq, Shannen u fejua me Julian McMahon, djallin e “Shtrigave”.

Brian Austin Green (David Silver)

Ishte komponenti më i ri grupit: dj. simpatik i “West Beverly High” ishte i dashuri i përjetshëm i Donna Martin, në pritje që kjo e fundit t’i jepte një shenjë konkrete dashurisë së tyre. Në seritë e fundit ai arriti të kurorëzojë ëndrrën e tij, duke e çuar Donën në altar. Sot nuk ka asnjë gjurmë të djaloshit të ëmbël të viteve ‘90. Ai është bashkëshorti i Megan Fox, gruas më të dëshiruar të momentit, me të cilën u martua në fshehtësi në ishujt Hawai në 2010-ën.

Tory Spelling (Dona Martin)

Vajza e njohur për bindjet e saj të theksuara katolike që bëri për vete David, njëkohësisht vajza e regjisorit Aaron Spelling, vazhdon të jetë njëra prej aktoreve më aktive të serialit “Beverly Hills”. Tory Spelling ka shumë gjëra të përbashkëta me personazhin Donna Martin: të dyja bionde, vajza të mira dhe shumë të pasura: në jetën private Tory është në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe vazhdon të interpretojë në seriale televizive si ‘Scary Movie 2’ dhe ‘Scream’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here