Bethenny Frankel ka lënë emisionin e njohur “The Real Housewives of New York!”
Frankel (39) ka qenë një hit për emisionin e saj për tri sezoni, mirëpo ajo ka vendosur që të largohet në sezonin e katër për shkak se do të filloj xhirimet në një film me 20 shtator.
“Sezoni i kaluar ishte i frikshëm dhe i rëndë”, tha ajo për revistën “Us Weekly”.
“Jam kënaqur në të. Por tani kam filluar të xhiroj një film dhe me duhet të largohem nga aty”, tha ajo.