Carolyn Hartz është 70 vjeç, por fizikun e saj e ëndërrojnë shumë gra dekada më të reja. Australianja, nënë e 3 fëmijëve, e ka një sekret: ka vite që nuk prek më sheqer me duar. Prej kohësh ka hequr dorë edhe nga ushqimet me gluten.

Hartz hoqi dorë nga sheqeri 28 vjet më parë pas vitesh “varësie” në ëmbëlsira, shkruan DailyMail

“Shumë gra pas të pesëdhjetave mendojnë se nuk është e mundur të mbajnë në formë trupin. Madje edhe gra nën të katërdhjetat e tyre dhe janë bërë me fëmijë, mendojnë se nuk mund të rikthejnë trupin e tyre pas lindjes.” tha Hartz për Daily Mial Australia.70 vjeçarja thotë se mund të jetë e vështirë të qëndroni në formë pas lindjes, por jo e pamundur.

“Ne e dimë se metabolizmi ynë ngadalësohet ndërsa rritemi gjë që nënkupton se ne duhet të marrim kontrollin dhe të bëjmë zgjedhje më të shëndetshme dhe të punojmë pak më shumë”, tha ajo.

Zonja Hartz gjithashtu i nxit njerëzit të mos heqin kurrë dorë nga ushqimi dhe pijet që duan, por të jenë të kujdesshëm për sasinë që konsumojnë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here