Këngëtarja Adelina Berisha dhe Besnik Çakaj, frontmeni i “NRG Band”, i kanë quajtur spekulime dyshimet që janë ngjallur në rrethin shoqëror, sipas të cilave, thuhet se ata janë në prag të lidhjes.

“Besnikun e kam vetëm shok dhe asgjë më shumë, edhe pse kam vallëzuar me të në programet e Vitit të Ri, ne thjeshtë jemi vetëm kolegë dhe mund të lozim me të gjithë. Mirëpo, këtë spekulim unë e mohoj kategorikisht, sepse në mes nesh nuk ka asgjë më shumë”, ka thënë Adelina për Zëri.

Edhe Besniku e ka mohuar të ketë nisur një lidhje me Adelinën: “Nuk ka shumë kohë të gjatë që njihemi me Adelinën, neve na bashkojnë vetëm evenimentet muzikore apo xhirimet për festat e fundvitit. Kështu që sa i përket dashurisë nuk ka asgjë në mes nesh. Ajo është një këngëtare e mirë dhe një shoqe e mirë për të cilën kam respekt, por edhe pse kemi vallëzuar bashkë në programet e Vitit të Ri, unë nuk kam asgjë më shumë me të. Neve thjeshtë na lidh vetëm kënga dhe asgjë tjetër më shumë”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here