Besnik Qaka fiton natën e parë të “Your Face Sounds Familiar”Pas garës dhe imitimit të personazhe të ndryshëm në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”, anëtaret e jurisë Bleona Qereti, Arian Çani dhe Bojken Lako, por edhe vetë artistët pjesëmarrës që votuan për njëri-tjetrin, vendosën këtë mbrëmje që kupën ta fitonte Besniku, solisti i Grupit NRG Band.

Shorti i kishte caktuar Besnikut këngëtarin Prince, të cilin këngëtari nga Kosova e imitoi jo vetëm në vokal, por edhe në plastikë e lëvizjet skenike.

Të tjera performanca interesante të mbrëmjes së parë kanë qenë ato të Kastro Zizos si Conchita, Era Rusi si murgesha gazmore, Anxhela Peristeri si Albërie Hadërgjonaj etj.

Java e ardhshme do të ketë të tjerë personazhe interesantë si Genta Ismaili, Robin Williams, Vanina Vanini, Zucchero etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here