Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, në fillim të vitit 2012, ka dorëzuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, aktakuzën kundër Besnik Qakës, pjesëtar të grupit të njohur muzikor NGR Band dhe shtatë personave të tjerë, për ta konfirmuar. Seanca pritet të mbahet në fund të këtij muaji.

Besnik Qaka akuzohet se në fund të tetorit 2008, në Prishtinë, përkatësisht në motelin Rama Petroll rrugës për Lipjan, ka keqpërdorur seksualisht një të mitur nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare.

Sipas aktakuzës, që e ka parë gazeta JNK, i njëjti me dashje ka kryer veprën penale të keqpërdorimit seksual të personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, vepër e dënueshme nga 1 deri në 10 vjet burgim. Bazuar në emrin e saj, e mitura duhet të jetë shqiptare.

Besnik Qaka është dashur të paraqitet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, me datën 30 prill 2012, pasi që kishte një urdhëresë për sjellje nga policia. Por, sipas organeve të drejtësisë, policia kishte dështuar ta sjell atë, e për pasojë seanca ishte shtyrë. Qaka është pjesëtar i grupit të njohur NGR Band.

Ai pritet që të dalë para gjykatësit për konfirmimin e aktakuzës më 30 maj 2012. Nëse konfirmohet aktakuza, atëherë Besnik Qaka dhe shtatë të akuzuarit e tjerë do të paraqiten para trupit gjykues për gjykim.

Aktakuza përfaqësohet nga prokurori Haxhi Dërguti dhe personat e akuzuar nuk dyshohen për bashkëkryerje të veprave me të cilat ngarkohen, por bëhet fjalë për të njëjtën të mitur që dyshohet se ka qenë viktimë mes viteve 2007 dhe 2008.

Flora Ahmeti, Zyrtare për informim në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës, ka konfrmuar të hënën se për personin në fjalë policia e Kosovës ka pranuar një feltarrest nga gjykata. “Konform këtij fletarresti personi në fjalë me datën 30 maj duhet të paraqitet në gjykatë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, fletarresti në fjalë është lëshuar me akuzën se personi ka kryer vepër penale konform nenit 198 të kodit penal. Ky nën bën djalë për veprën penale të keqpërdorimt seksual të personave nën moshën 16 vjeçare.

Gazeta ka provuar ta kontaktojë Qakën për disa ditë me radhë por ai nuk ka pasur qasje në telefon. Gazeta ka kontaktuar edhe familjen për të konfirmuar numrin e tij të telefonit. Ndërkohë nuk figuron se ai ka ndonjë mbrojtës të autorizuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here