Dyshja e këngëtarëve, Shkodran Tolaj dhe Besiana Mehmeti, që janë të fejuar, pritet që së shpejti të vijnë në Kosovë me një këngë për flamurin, e cila do të jepet premierë më 28 nëntor të këtij viti.

Këngëtari Shkodran Tolaj ka filluar që të jetë shumë më shpesh i pranishëm në mediat tona.

Këngëtari, siç shkruan zhurnal, tashmë pritet që të zhvendoset madje edhe të jetojë në Prishtinë, përderisa ai është i fejuar bashkë me këngëtaren, tashmë të njohur në skenën tonë, Besiana Mehmedi.

Çifti, që janë të fejuar, pritet që të paraqiten edhe në disa koncerte dhe aktivitete bashkë.

“Projekti i fundit i përbashkët është një këngë, e cila se shpejti do të xhirohet si videoklip.

Ne do të jemi të pranishëm në një festival të organizuar nga RTK-ja, ku bashkë me Besianën do të këndojmë edhe një këngë për flamurin, e cila është punuar nga mjeshtri i madh i skenës, Naim Gjoshi- kompozitor i shumë këngëve patriotike”, tha Shkodran Tolaj

Para kësaj kënge, në ditën e çlirimit të Pejës, po me të njëjtin kompozitor, me tekst nga Mentor Thaqi e orkestrim nga Xhevdet Gashi, Shkodrani dhe Besiana kanë kënduar një këngë për 100-vjetorin e shpalljes se Pavarësisë, dedikuar qytetit të Pejës.

Kjo këngë është kënduar në bashkëpunim me dhjetë këngëtarë që kanë qenë: Ramadan Krasniqi Dani, Shaindere Berlajolli, Energy Band, Besa Berberi etj…

“Kjo këngë është punuar në formë të një himni me të gjitha elementet e zhanreve muzikore dhe është mirëpritur nga publiku”, tha Tolaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here