Në Tiranë quhet një nga çiftet më simpatik të shou-bizit shqiptar. Por, si duket, ata të dy këtë vit kanë tentuar të konkurrojnë njëri-tjetrin edhe në festivalin “Top Fest 9”.

Është fjala për këngëtaren simpatike, Xhensile Myrtezaj, dhe aktorin e dashur të “Portokallisë”, i njohur me nofkën Gjini, por që në të vërtetë quhet Besart Kallaku. Edhe aktori këtë vit ka konkurruar në “Top Fest 9” me një këngë plot humor, me titull “Regga katunari”, ndërsa Xhensila ka kënduar një këngë të bukur, me titull “Edhe një herë”.

Kështu të dy të dashuruarit shumë simpatikë kanë nisur të konkurrojnë njëri-tjetrin vetëm në muzikë, pasi bukuroshja ndoshta kurrë nuk do të provojë rolin e aktores si i dashuri i saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here