Besart Halimi këto ditë është i angazhuar rreth krijimeve të reja muzikore. Ai është duke punuar rreth përpunimit të këngës “Tren për Prizren” të kënduar nga rok bendi i njohur “Gjurmët”.

Sa i përket muzikës gjërat janë duke ecur për së mbari. Tani sa kemi përfunduar përpunimin e këngës ‘Tren për Prizren’, të kënduar dikur nga rok bendi shumë i njohur ‘Gjurmët’.

Pasi kemi marr lejen nga ata e kemi bërë përpunimin e saj”, ka bërë të ditur Besarti për InfoPress duke shpalosur arsyet kryesore për përpunimin e këngës në fjalë.

Vendosa të risjell këtë këngë për arsye se unë këngën ‘Tren për Prizren” e kam kënduar shpesh, gjatë mbrëmjeve të ndryshme muzikore, kështu që e pashë që gjithnjë është dëgjuar me një interesim të madh nga publiku e është pëlqyer nga ata.

E njëkohësisht grupi ‘Gjurmët’ më ka pëlqyer gjithnjë. E kam sjellë një versionin tim dhe mendoj se si kënga dhe realizimi i saj, orkestrimi këndimi e klipi i mirë, do ta bëjnë të veten dhe nuk dyshohet se do të ketë suksesin e duhur”, ka thënë Halimi./telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here