Besa revoltohet me policinë: Gabuat që nxorët fotot e FloritKëngëtarja Besa Kokëdhima ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale lidhur me sherrin mes Flori Mumajesit dhe Stines. Kokëdhima ka kritikuar policinë për publikimin e fotove të Florit, pas goditjes nga Stine.

“Së pari, nuk është aspak etike për ata policë që kanë publikuar këto fotografi të bëra si prova për institucionet e jo për telenovela mediatike. Së dyti, tituj të ndërtuar në këtë mënyrë nxisin dhe glorifikojnë dhunën!

Dhuna është injorancë, mungesë civilizimi! Dhuna nuk ka vend në art! Turp!”, shkruan Kokëdhima

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here