Lajmi se kënga e Besa Kokëdhimës “Botën do ndryshoja”, në konkurrim të festivalit “Kënga Magjike 2001” është kopjuar nga “Fucking perfekt” e Pink, është përgënjeshtruar nga Ardit Gjebrea dhe Pirro Çako, i cili ka krijuar këtë këngë.

Dy kompozitorët e njohur kanë reaguar me argumentet e tyre, për të hedhur poshtë thashethemet e këtyre ditëve, që mesa duket kanë si qëllim të dëmtojnë imazhin e Besa Kokëdhimës, kënga e së cilës ka arritur rekord dëgjueshmërie, duke e bërë kandidate potenciale për çmimin e madh të “Këngës Magjike”.

Kush është muzikant e di që të vjedhësh një këngë duhen 8 masa të barabarta në dy këngët krahasuese.

Aty nuk ka as edhe një masë të vjedhur, është thjesht një këngë pop-rock, e cila ka ajrin e këngëve të këtij stili siç shumë këngë pop, balada apo hip-hop kanë të njëjtin stil dhe shpesh komentohen si të ngjashme”, – është shprehur Gjebrea, producent i “Këngës Magjike”, i prekur nga ky thashethem që ai e konsideron të qëllimshëm dhe dashakeq.

ga ana e tij, Pirro Çako ka bërë të njohura partiturat e dy këngëve, pra të Besës dhe të këngëtares së njohur amerikane Pink, në mënyrë që kushdo që pretendon se merr vesh nga muzika, të ulet e të gjejë se ku qëndron vjedhja e supozuar.

Të gjithë jemi dëshmitarë të faktit se shpesh shumë këngë janë mjaft të ngjashme dhe duket sikur kanë të njëjtën vijë melodike, por ekspertët e muzikës thonë se ato janë të ndryshme, gjykuar nga partiturat.

E vetmja gjë e pasqaruar mbetet të dihet se kush është autori i këtij thashethemi që mediat e kanë marrë shumë seriozisht… Ndoshta pikërisht për të mos i dhënë më shumë rëndësi, vetë Besa nuk ka dashur të reagojë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here