Për të dytin vit radhazi Tirana është pushtuar nga ritmet e muzikës Rock. Në kuadër të festivali “Rock in Tirana”, dje në mbrëmje dhë në datën 8 qershor admiruesit e kësaj muzike do të kenë mundësi të ndjekin nga afër personalitete të kësaj rryme, të shoqëruar nga këngëtarja e njohur shqiptare Besa Kokëdhima.

Dje në mbrëmje, në stadiumin “Qemal Stafa” Besa ka interpretuar këngën “In Trance” me Uli Jon Roth, kitarristin e “Scorpions”.

Kombinimi perfekt i zërit të Besës dhe tingujve të kitarrës së Uli Jon Roth, e gjitha kjo live, kanë ngritur në këmbë publikun e kryeqytetit, i cili ka pushtuar stadiumin “Qemal Stafa”.

Uli Jon Roth është një nga kompozitorët më të suksesshëm gjermanë. Arriti kulmin me “Scorpions” (1973-1978), ku realizoi pesë albume, ndërsa janë të shumta performancet e tij në të gjithë botën. Ai është një multi instrumentalit, ndërsa suksesi i tij muzikor ka vazhduar dhe mbërriti në një perfromancë “live” edhe në Tiranë.
Ndërsa në datën 8 Qershor, Besa do të jetë suporti i “One Republic”, i cili në Shqipëri është bërë i njohur me këngën “To late to apologise” dhe “Planet Funk” grupit që do të vijë në Tiranë përmes hiteve si “Chase the Sun”, “Inside all the people”, “Who Said”, “The SWitch” në një program live që është menduar të zgjasë rreth një orë, në Stadiumin “Qemal Stafa”./shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here