Besa Kokëdhima gjatë një prononcimi për të përditshmen “Kosova Sot” ka treguar gjërat që pëlqen dhe ato që nuk i pëlqen.

Këngëtarja, e cila së fundi është kritikuar se ka kopjuar këngëtaren Pink me këngën e fundit pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”, “Botën do ta ndryshoja”, thotë se pëlqen letërsinë, teatrin dhe kinematografinë. Asaj i pëlqen edhe të luajë në piano si dhe të shijojë ditët me shi.

Por artistja ka edhe gjëra që nuk i pëlqen. Asaj nuk i pëlqen kur ia humbin frymëzimin dhe pezmatojnë vështirësitë. Besës nuk i pëlqejnë as pengesat artificiale në jetët tona, padrejtësitë, pabarazitë, indiferenca dhe arroganca.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here