Rilind Reka, ish-bashkëshorti i këngëtares së njohur Tuna Sejdiu, do të kurorëzoje dashurinë e tij me bukuroshen Besa Haxhaj, çuditërisht menjëherë pas deklaratës së tij se nuk ka ndonjë lidhje serioze dhe se sikur të kishte qenë për lidhje do të mbante martesën.

Por siç duket, vajza që ka ne krah ia ka marrë mendjen djaloshit të pashëm, ndërkohë që çifti për momentin po shijojnë ditët e pushimit në Itali. Lajmin rreth martesës e ka bërë të ditur Besa Haxhaj përmes një statusi në Facebook, duke treguar se së shpejti do të jete zonja Reka.

Fati është në anën e Besës, pasi familja e Rilindit është shumë e respektuar dhe intelektuale në Maqedoni, gjyshi i tij ka qenë profesor universiteti, i ati ka ushtruar postin e ambasadorit në Bashkimin Europian, ndërsa për momentin është një nga lobuesit e pavarësisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here