Besa Gashi me zemër në anë të kundërt Ish Miss Kosova ka zbuluar një mister në trupin e saj.

Në emisionin e aktorit Fatmir Spahiu në televizionin publik të Kosovës, RTK, Besa Gashi ka pohuar se disa nga organet e saj i ka në anë të kundërt.

“Zemrën, mëlçinë dhe pankreasin i kam në anë të kundërt, mirëpo kjo gjë nuk më pengon në asgjë”, ka thënë Besa për emisionin “Natën me Fatmirin”.

Besa aktualisht është duke u marr me projekte të reja të modës, të cilat pritet t’i zbulojë në muajt e ardhshëm para adhuruesve të modës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here