besa-fituese-e-lsquo-k-euml-nga-magjike-2013-rsquo_2_hdKënga “Tatuazh në zemër” e Besa Kokëdhimës është fituese e edicionit të sivjetmë “Kënga Magjike”, pasi mori numrin më të madh të pikëve nga votimi i këngëtarëve pjesëmarrës në këtë festival.

Çmimin e dytë e fitoi Ledina Çelo, kurse Endri dhe Stefi morën çmimin e tretë.

Megjithatë, edhe pjesëmarrësit tjerë nuk mund të ankohen, duke qenë se shumë prej tyre u larguan me trofe.

Kështu, çmime morën Dren Abazi, Jehona Sopi, Jonida Maliqi, Rovena Dilo, Nora Istrefi që mori çmimin diskografik, Olta Boka u zgjodh për performancën më të mirë.

Pastaj Bojken Lako Band mori çmimin për ‘Best Rock’, Manjola Nallbani mori çmimin e kritikës, balada më e mirë ishte kënga e Ledina Çelos. Endri dhe Stefi u nderuan për çmimin e këngës hit e kështu me radhë.

Videon mund ta shikoni këtu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here