Ka dy ditë që modelja e njohur Besa Gashi ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka emëruar Kiara.

Këtë emër ajo thotë se e kishte të propozuar nga këngëtarja shkupiane Tuna dhe me pëlqimin edhe të bashkëshortit Albertit dhe familjarëve të tjerë vendosi t’ia lërë.

“Kam pasur shumë emra të përzgjedhur, nga shumë persona, mirëpo emri Kiara i propozuar nga Tuna na pëlqeu më shumë. Besoj se është një emër i veçuar dhe shumë i bukur”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Karakteristikë e 4 shtatorit, ditës së lindjes së Kiarës është data e njëjtë me ditëlindjen e Besës, ku tani nënë e bijë do të festojnë datëlindjet së bashku.

“Është një gëzim i madh për mua, se përveç që kam ndjenjën e nënës, gëzohem edhe për datën e njëjtë që do të festojmë datëlindjet. Ishte data e 4 shtatorit që ndryshoi jetën time, tani po i shijoj ditët më të mira të jetës sime e që në krahë kam vajzën time Kiarën”, shton ajo.

Besa uron që Kiara të rritet shëndoshë dhe mirë dhe të ketë suksesin e mamit në të ardhmen./Zeri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here