Anulohet pjesëmarrja e Besës në koncertin e Manu Chao-s. Prej javesh është bërë e ditur që këtë të martë në Stadiumin Qemal Stafa në 12 prill do të mbahet koncerti i këngëtarit franko-spanjoll, Manu Chao.

Këtë koncert ishte anonçuar që do ta çelte Besa. Por vetëm dy ditë më parë këngëtarja ka shkruar në statusin e saj se nuk do të jetë më në këtë koncert.

Besa Kokëdhima: Përshëndetje miq! Për të gjithë të interesuarit, bëjmë me dije se Besa Nuk do të jetë pjesë e koncertit të Manu Chao të datës 12 Prill.

Faleminderit!” Këngëtarja nuk ka dhënë asnjë motiv të mungesës së saj në këtë koncert, ndërsa vetë ajo e kishte lajmëruar me shumë dëshirë më parë këtë pjesëmarrje. Nuk dihet se kush do të jetë këngëtari që do të mbështesë Manu Chao-n në këtë event muzikor, por dihet që ajo nuk është Besa!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here