Edhe pse këtë javë ajo është nominuar nga disa prej banorëve me të cilët ndan eksperiencën e reality-show-t që zhvillohet në Kosovë, sërisht mbetet më e votuar prej fansave.
E kemi fjalën për Bertinën e BB3, e cila të paktën referuar statistikave në faqen zyrtare të Vip Shtëpia, rezulton më e pëlqyera deri tani nga shikuesit

. Këtë javë, bashkë me të në nominim janë edhe këngëtarja Rovena Stefa, Qetsor Ferunaj (fitues i BB2), si dhe Berkani, Buci e Moja. Vetë Bertina ka nominuar Rovenën dhe Qetsorin, me argumentimin se ai është kontradiktor, ndërkohë që thotë se është humanist; ndërsa Rovenën sepse ka shumë negativitet, mllef dhe është falso.
As Qetsori dhe as Rovena nuk e kanë nominuar Bertinën nga ana e tyre. Mesa duket deri tani, konkurrenët nga Shqipëia po bëjnë një lojë të fortë, pasi secili prej tyre synon çmimin e madh që konsiston në pronësinë e një apartamenti në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës.

Pak para futjes në këtë spektakël, Qetsori nga Dukati ka deklaruar si gjysmë me shaka se ai jo vetëm do të ishte fituesi i këtij apartamenti, por edhe se ndërkohë kishte menduar për shitjen e kësaj shtëpie.

Nga ana tjetër, për medait është prononcuar edhe Erion Zeqiraj, i dashuri i Bertinës, (njëherazi konkurrent në BB3), duke thënë se Bertina po i pëlqen më shumë te “Vip Shtëpia”, sesa te Big Brother, ku edhe e ka njohur vajzën nga Delvina.

1 Koment

  1. bertina si baby fort femer e lodht shum palidhje ani kur po kcen po duket se po bon hajgare shum komike po doket

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here