Bertina kapet mat! Po këtë herë nuk është me shoqet e saj duke u argëtuar në klub. Në krah të saj është një mashkull, i cili nuk është një personazh i njohur për publikun shqiptar.

Një mashkull, me të cilin ish-banorja e “Big Brother” duket se ka nisur një histori të re dashurie. Bertina Mehmeti të mërkurën në mbrëmje ka qenë në një “Latin party”, ku gjatë gjithë kohës ka qenë nën shoqërinë e një djali “misterioz”.

Madje, vajza simpatike nga Delvina shpesh ka qenë edhe në siklet për shkak të syve të shumë kureshtarëve përreth. Gjatë gjithë kohës, Bertina është treguar e kujdesshme ndaj njerëzve, edhe pse nuk kanë munguar kapjet për dore, përkëdheljet apo gjestet që tregonin afërsi mes të dyve.

Ne kemi mundur të sigurojmë disa foto nga paparaci ynë atë natë, edhe pse ka qenë mjaft e vështirë pasi “çifti” nuk ka lejuar asnjë blic aparati të drejtohej nga tavolina e tyre. Të dy kanë qëndruar vetëm dhe në një cep jo shumë të dukshëm nga pjesa tjetër e njerëzve. Ndërkohë, Bertina herë pas here i ka lejuar vetes luksin që të kërcejë në grup kërcimet latine, që duket se janë pasioni i saj më i ri.

Po të kemi parasysh se vetëm një javë më parë ajo ishte prezente në spektaklin “Dancing with the stars”, ndoshta po e mendon seriozisht të qenit vitin tjetër edhe ajo në garën e yjeve që kërcejnë. Ndërkohë, djali biond dhe me sy bojëqielli në krah të Bertinës, sipas disa burimeve të gazetës sonë, jeton në Amerikë prej shumë kohësh dhe prezantimi i tyre ka ndodhur vetëm pak javë më parë. Bertina gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka dashur të flasë shumë, as për arsyet e ndarjes nga Erjoni, duke u mjaftuar vetëm me faktin për ta quajtur lidhjen me të, që zgjati rreth 2 vjet, si një histori të mbyllur.

Kjo është hera e parë që ajo kapet nën shoqërinë e një mashkulli tjetër, pasi ka ditur gjithmonë të jetë e rezervuar në jetën private të saj, të paktën për mediat dhe fansat, të cilët përherë kërkojnë të dinë më të rejat nga jeta e saj. Megjithatë, edhe këtë herë Bertina ka ditur të zgjedhë mirë, pasi djali me të cilin është kapur në këto foto është me të vërtet simpatik. MAPO

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here