Të premten e kaluar, Bertina Mehmeti, ish-konkurrente e “Big Brother 4”, ka lënë shtëpinë e “Vip Shpija” me 15.37 për qind të votave totale nga publiku, pas më shumë se 1 muaj qëndrimi në lojë.

Siç është shkruar në mediat kosovare, ashtu si vetë Bertina edhe adhuruesit e saj janë ndarë shumë të zhgënjyer nga organizatorët e “VIP Shpija 2”, duke dhënë komente të ndryshme dhe në faqen zyrtare në Facebook.

Ndërkohë që, miqve të saj, pas eliminimit, Bertina u ka treguar se edhe se pse ka dalë e zhgënjyer nga një tjetër reality show, përsëri nuk ka ndërmend të flasë në media për këtë çështje.

Nëse do të mendohej për një fitues, ajo ka parë si të tillë këngëtarin konsovar Mc. Kresha, ndërsa nuk ka preferuar të japë komente për banorët e tjerë, që më së shumti kanë qenë nga fusha e artit.

Gjatë qëndrimit në “Vip Shpija”, që transmetohet në një kanal dixhital, në KTV të Kosovës dhe në Tring Digital, Bertina pati një konflikt me këngëtaren Rovena Stefa. Teksa e nominonte, Bertina dha një argument të tillë për Rovenën, se ajo nuk na ka njohur dhe na ka injoruar, duke e cilësuar madje të papërgjegjshme”.

Nuk dihet nëse kjo ashpërsi ka ndikuar negativisht në publik, duke e votuar për ta lënë shtëpinë. Për Bertinën pjesëmarrja në një reality show ishte si vazhdimi i ëndrrës së “Big Brother”, ku u komentua se u eliminua, po ashtu dhe atje para kohe.

Vajza nga Delvina ishte emri surprizë i spektaklit të ndjekur në Kosovë, pasi nuk ishte përfolur mes emrave të tjerë që u publikuan në media kohë më parë. Kjo, për faktin se ajo kishte vendosur ta mbante sekret ofertën e producentëve që vendosën ta përfshijnë edhe Bertinën në lojë, e cila ka marrë miratimin nga i dashuri i saj, Erion Zeqiraj.

Ky është edicioni i dytë i reality show “VIP Shpija”. Në mesin e konkurrentëve nga Shqipëria të publikuar më parë nga producentët e reality-show të ‘K-Studio’, janë dhe fituesi i BB2, Qetsor Ferunaj dhe këngëtaret; Rovena Stefa, Zajmina Vasjari, Rovena Stefa, Ingrid Gjoni, si dhe Haxhi Merxha, Xuxi, Ylli Dervishi etj. Ndërkohë, Bertina i është rikthyer jetës normale në Tiranë me të dashurin, Erionin dhe punës si menaxhere marketingu në një kompani private. PanoramaPlus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here