Kohëve të fundit ishte spekuluar se këngëtari Bertan Asllani është në lidhje dashurie me këngëtaren maqedonase Tamara Todevska.

Por këngëtari shqiptar nga Maqedonia demantoi këto shkrime duke thënë se mes tij dhe Tamarës ekziston vetëm shoqëri.

“Mes mua dhe Tamarës përveç shoqërisë nuk ekziston asgjë tjetër. Ne kohë të gjatë jemi në bashkëpunim dhe gjatë viteve kemi krijuar shoqëri mjaft të mirë. Thjesht jemi duke punuar me Tamarën në projekte të reja, kjo është e tëra”, deklaroi Bertan Asllani për “Zhurnal”.

Ndër të tjera ai zbuloi se është duke punuar në albumin e tij në gjuhën turke, me të cilën arsye edhe ndodhet për momentin në Turqi, por duke mos lënë anash edhe projektet për këngët në gjuhën shqipe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here